Kolona te gjata për të dalë nga Kosova, me shumë se 2 ore pritje

Për të hyrë në Kosovë nuk është raportuar se ka pritje, por për ta lëshuar ketë të fundi ka pritje nga 20 minuta deri në 150 minuta

ilustrimi

Më 30 korrikut të vitit 2022 në pikat kufitare të Kosovës ka një fluks të madh të veturave, pasi shumë mërgimtarë po kthehen në vendet e tyre.

Pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Jarinës janë pothuajse dhjetë minuta e kolona me automjetet është afërisht deri në 50 metra.

Për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare e Jarinës duhet pritur deri 20 minuta, ndërsa është raportuar se kolonat shkojnë deri pothuajse 70 metra të gjata.

Gjithashtu, situata në kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 40 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon afërisht deri në 100 metra. Por të hyrë në Kosovë radha e pritjes është deri në 70 metra, ndërsa pritjet deri në 35 minuta.

Ndërsa, në pikën kufitare të Muçibabës duhet të pritur deri në në një orë për të dalë nga Kosova e kolona e automjeteve është rreth 800 metra. Por situata është krejt ndryshe në hyrje, ku pritjet janë deri në 45 minuta, ndërsa radha e kolonave është 100 metra.

Pritja më e gjatë është në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova  duhet pritur deri në 150 minuta, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër e gjatë . Ndërsa, në hyrje radha e automjeteve është 70 metra, ndërsa pritjet shkojnë deri në 10 minuta.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika