Kolonë e gjatë në pikën kufitare në Muqibabë
Në pikën kufitare në Muqibabë, është raportuar për kolona të gjata të pritjes për të hyrë në Kosovë. Banorët serbë të Kosovës kanë vazhduar të kthehen në Kosovë, pasi ata kanë shkuar në Serbi për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje, këtë të diel. Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron […]
Në pikën kufitare në Muqibabë, është raportuar për kolona të gjata të pritjes për të hyrë në Kosovë.
Banorët serbë të Kosovës kanë vazhduar të kthehen në Kosovë, pasi ata kanë shkuar në Serbi për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje, këtë të diel.
Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në këtë pikë kufitare.
Serbët e kanë bërë këtë rrugë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.
Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Ata janë organizuar kësisoj edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, të 3 prillit të vitit 2022.
Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.
Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.
Të hapura janë 8.273 qendra votimi.















