Kolonel Bekim Zejnullahu akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermanisë

Koloneli, Bekim Zejnullahu është akredituar si atashe i mbrojtjes së Kosovbs në Gjermani, duke marrë zyrtarisht këtë funksion nga nënkolonel Besim Gashi, i cili ka mbajtur detyrën deri tani. Kètë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në “Facebook” ku ka shkruar mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global.

Koloneli Zejnullahu, pas marrjes së detyrës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Gjermaninë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së atasheut të mbrojtjes, me ç’rast kolonel Bekim Zejnullahu mori zyrtarisht këtë funksion të rëndësishëm nga atasheu i deritashëm nënkolonel Besim Gashi.Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike.Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika