Komandant Jashari vizitoi ushtrimin e përbashkët te pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bekim Jashari ka bërë vizitë nga afër në ushtrimet e trupave të FSK-së, të cilët po bëjnë ushtrime të përbashkëta me ushtarakët Amerikan në Ajova

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

Gjenerali Bashkim Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, Gjeneralin Corell kanë vizituar ushtarakët e FSK-së të cilët janë duke e realizuar konceptin e ushtrimit së bashku me ushtarakët Amerikanë.

Ky planifikim taktik u vëzhgua nga afër prej Komandantit të FSK-së.

“Komandanti i FSK-së vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ilustrim

Sipas tyre synim i këtyre stërvitjeve që po kryhen është përgatitja më e mirë luftarake për fushëbetejë, si dhe ndërveprimi i përbashkët mes të dyja palëve.

“Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit”, vijon në postim.

Ilustrim

Ndërsa gjatë ditës së premte të 20 majit, Komandanti i FSK-së ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Ku kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim rritjen dhe avancimin e partneritetit të të dyja forcave.

FSK në stërvitje ndërkombëtare në Gjermani

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika