“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen poster të Vuçiqit

Në pjesën veriore të Mitrovicës janë shpërndarë disa poster me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Komandant Suprem, ju presim” është thirrja që shkruan në këto afishe të shpërndara kudo.

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Policia e Kosovës, respektivisht Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se nuk ka persona të dyshuar, as të arrestuar dhe deri më tani nuk ka as rast të hapur lidhur me këto afishe të vendosura në vende të ndryshme në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika