Komandanti i FSK-së ndan medalje për Atasheun e Ushtrisë Amerikane

Atasheu i Ushtrisë Amerikane Major Bret Wisecup përfundoi misionin në Kosovë, me këtë rast Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka ndarë medalje për të

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Major Bret Wisecup, Atasheu i Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka ndarë medalje për Atasheun e Ushtrisë Amerikane, Major Bret Wisecup me rastin e përfundimit tëmisionit në Kosovë.

Përmes një postimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë e ditur se “KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Major Bret Wisecup, Atasheun e Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe familjen e tij me rastin e përfundimit të misionit në Kosovë.”

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Major Bret Wisecup, Atasheun e Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe familjen e tij

Medalja “Shërbim Vetëmohues” është medalja me të cilën u dekoruar Maj Bret Wisecup, për shërbimin me performancë të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrës si Atashe Ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“Maj Wisecup dhe familja e tij patën rastin të diskutojnë me KOMFSK, për përvojat dhe marrëdhëniet e mira të krijuara me ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë shërbimit të tij në Kosovë,” shkruhet tutje në njoftim.

Për shërbimin e Maj Wisecup në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e FSK-së, Gjeneral Jashari ka falënderuar Atasheun.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika