Komandanti i FSK-së në vizitë zyrtare në Turqi

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pranuar ftesën e homologut turk, Gjeneral Jashar Guler, Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, ai u prit në takim zyrtar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë

Gjenerali, Bashkim Jashari dhe Gjeneral Jashar Guler

Gjenerali, Bashkim Jashari është duke e realizuar një vizitë zyrtare në Turqi pas ftesës së homologut turk, Gjeneral Jashar Guler i cili është Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë.

Gjatë qëndrimit të Jasharit, në Turqi ai u prit në takim zyrtar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ku me të ka biseduar për zhvillimet e sigurisë në Evropë , rajon dhe sector të sigurisë së mbrojtjes.

Mbështetja e Turqisë për Kosovën ka qenë një temë e veçantë, ku është diskutuar për pjesëmarrjen në programin e Parneritetit për Paqe dhe drejt antarësimit në NATO.

Gjeneral Jashari, u prit me nderime të larta në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, nga Gjenerali Guler.

Diskutim tjetër në Shtabin e Përgjithshëm, ka qenë edhe pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin fushor ndërkombëtar në Turqi, që ka përfunduar pak ditë më parë me një përformancë të mahnitshme nga pjestarët e FSK-së.

Vizita ka vazhduar në qytetin e Stambollit nga gjenerali, Bashkim Jashari.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika