Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në ShBA, takoi drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington DC në ShBA, ku gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington DC në ShBA.

“Gjatë vizitës Gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen,” thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

“Kjo ceremoni u udhëhoq nga Kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Gjeneral Charles Q. Broën Jr, ku me këtë rast u largua nga detyra Gjenerali Daniel Hokanson. KOMFSK e falënderoi Gjeneralin Hokanson për lidershipin e tij në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.”

Po ashtu, Jashari mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pozitës së drejtorit të Ushtrisë së Byrosë së Gardës Kombëtare, ku nga kjo pozitë u pensionua gjeneral lejtënant Jon Jensen dhe detyrën e mori gjeneral Jonathan M. Stubbs.

“Gjatë takimit njoftues me Gjeneralin Stubbs të dy u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë tutje në stërvitje, trajnime dhe aktivitete tjera të përbashkëta,” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika