Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri

Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit sipas Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash

Ozkan Ulutas

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit është përmirësuar. Ai tha se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit, duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Ulutash ka thënë në një intervistë për mediumin serb “Tanjug” se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

“Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo moment dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka shtuar se NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë e Kosovës dhe shtoi se KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme në përputhje me mandatin e OKB-së.

“KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, ka theksuar Ulutash.

Ulutash Sakaq ka refuzuar të komentojë ndihmën ushtarake të Qeverisë turke për Kosovën.

“Nuk më takon mua të komentoj nismat dypalëshe. Si komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, unë punoj përmes zinxhirit komandues ushtarak të NATO-s”,është  shprehur ai.

Komandanti i KFOR-it ka treguar se me ardhjen e tij në Kosovë i kanë bërë më së shumti përshtypje njerëzit dhe se ka kuptuar se dëshira e të gjitha komuniteteve është të jetojnë në paqe dhe siguri të përhershme.

I pyetur nëse ka folur me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës, por edhe në jug të Ibrit, Ulutash tha se prioriteti i tij ishte të nxiste komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim.

“KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë. Deri më tani, si komandant i KFOR-it, kam pasur takime me shumë bashkëbisedues, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerallejtënant Mojsiloviq, peshkopin Teodosije, abatin Sava Janjiq, shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Barbano dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe komunitetit diplomatik”, ka deklaruar  komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika