Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se intervenimi në veri të Kosovës nga trupat paqeruajtëse ishte i pashmangshëm.

Ai në një intervistë për La Republica, ka thënë se po të mos kishte ndërhyrë KFOR-i në veri të Kosovës, “tani do të mbanim zi për të vdekurit”.

Ai ka thënë se në mesin e protestuesve serbë ka pasur “profesionistë, të cilët me dashje e kanë nxitur turmën”, për t’i sulmuar ushtarët e KFOR-it.

Nga këto sulme janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, disa edhe rëndë.