Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë

Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar personelin e njësisë që vepron në Mitrovicë, ku është njohur nga afër me punën dhe gatishmërinë e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të MSU-së në ruajtjen e sigurisë dhe në sigurimin e pranisë së KFOR-it në terren.

“Si Komandant i MSU-së, jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shoh nga personeli ynë çdo ditë. Ata e kuptojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe jam i bindur në gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të mbështetur misionin e KFOR-it”, ka thënë Di Fiore.

Sipas KFOR-it, Njësia e Specializuar Shumëkombëshe luan rol të rëndësishëm në aftësinë e misionit për të qëndruar i pranishëm, i lëvizshëm dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë në Kosovë.

Personeli i kësaj njësie kontribuon në ndërgjegjësimin për situatën dhe në praninë e dukshme të KFOR-it, ndërsa mbetet i gatshëm për të mbështetur misionin në çdo pjesë të Kosovës, kurdo që të jetë e nevojshme.

KFOR-i ka theksuar se, pavarësisht optimizimit të qëndrimit të tij në Kosovë, përgjegjësia e misionit mbetet e pandryshuar.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, komandanti i MSU-së është takuar edhe me pjesëtarë të Ekipit Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT) K2 të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.

Në takim, Di Fiore ka vlerësuar angazhimin e tyre në ruajtjen e dialogut dhe kontakteve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika