Komandot e FSK-së, pjesë e ushtrimeve të garës më të famshme të Ushtrisë britanike

Ministri i Mbrojtjes ka publikuar disa fotografi nga ushtrimet e komandove të FSK-së në Britaninë e madhe, më saktësisht në garën më të njohur të Ushtrisë britanike

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) janë pjesëmarrës të ushtrimit “Cambrian Patrol 2022”.

Kjo informatë është përcjellur përmes një njoftimi në Facebook nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se ky ushtrim është gara më e famshme e Ushtrisë britanike dhe aleatëve të saj.

Postimi i Mehaj në Facebook

“Komandot tona janë në përgatitje intensive për pjesëmarrje të suksesshme në ushtrimin ‘Cambrian Patrol 2022’. Ushtrimi është gara më e famshme patrulluese e Ushtrisë britanike dhe mbi 100 forca aleate të saj, e cila mbahet në Uells nga 07-16 tetor 2022”, ka shkruar Mehaj.

Foto nga trajnimi

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika