Kombet e Bashkuara kanë fuqinë për ta ndëshkuar Putinin

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për paketën e ndihmës financiare, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, 22 mars 2022 (REUTERS/David 'Dee' Delgado)

Adresimi i presidentit, Volodymyr Zelenskiyy, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së erdhi në një moment vendimtar për Kombet e Bashkuara dhe Ukrainën. Lufta e paligjshme e Rusisë dhe dështimi kolektiv i 192 vendeve anëtare për ta ndalur atë, përfaqëson krizën më të madhe për OKB-në që nga Iraku në 2003. Ky kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj autoritetit praktik, ligjor dhe moral të organizatës – është njëri prej të cilit mund të mos shërohet.

Parimet e mishëruara në kartën e themelimit të OKB-së të vitit 1945, që synonin, kryesisht, ruajtjen e paqes ndërmjet shteteve sovrane, janë shkatërruar nga Kremlini. Lutjet e përsëritura të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për një përfundim të menjëhershëm të armiqësive, nuk merren parasysh. Dhe ligjet humanitare të luftës po shpërfillen brutalisht, siç tregojnë krimet e shumta të kryera në Bucha, Mariupol dhe në mbarë Ukrainën.

OKB-ja nuk ndodhi rastësisht, as aspiratat dhe përgjegjësitë e saj nuk duhen të konsiderohen tani opsionale ose, disi, si dytësore. Pas rënies së Lidhjes së Kombve, ajo doli nga rrënojat e konfliktit të dytë global të shekullit të 20-të. Motivimi i përbashkët urgjent ishte i thjeshtë: “Kurrë më”. 77 vite më vonë, qeveritë dhe kombet kanë shumë nevojë të kujtojnë mesazhin e saj qendror.

Mes bisedave se pushtimi i Ukrainës mund të ndezë një luftë të re botërore, qëndrimi i OKB-së ka ripërtërirë rëndësinë. Në preambulenë e saj thuhet: “Ne, popujt e Kombeve të Bashkuara, të vendosur të shpëtojmë brezat pasardhës nga fatkeqësia e luftës, e cila dy herë në jetën tonë i ka sjellë njerëzimit pikëllim të patreguar, dhe për të riafirmuar besimin në të drejtat themelore të njeriut…të praktikojmë tolerancën dhe të jetojmë se bashku në paqe me njëri-tjetrin, si fqinj të mirë, dhe t’i bashkojmë forcat tona për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”

Regjimi i Vlademir Putinit, çuditërisht, ka hedhur poshtë detyrimet e marra nga paraardhësit e tij sovjetik. Kina, si një nga pesë anëtarët e perhershëm të Këshillit të Sigurimit me veto, po ashtu po dështon të respektojë statusin, ndërkohë që shtetet e tjera udhëheqëse si, India, nuk ndjehen mirë.

Këshilli i Sigurimit

OKB-ja nuk ka heshtur për Ukrainën. Në fillim të marsit, 141 vende në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh miratuan një rezolutë, përmes së cilës i kërkuan Rusisë përfundimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake. Vetëm Korea e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia (dhe Rusia) votuan kundër. Pra, çfarë ndodhi? Asgjë. A janë shqiptuar dënime apo janë marrë masa përmbarimore? Jo.

Tri javë më vonë, asambleja miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë tjetër, duke këmbëngulur në aksesin e agjencisë së ndihmës dhe mbrojtjes civile dhe duke kritikuar Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare. Kjo duket të ketë qenë për kohën kur, siç e dimë tani, civilët në Bucha po ekzekutoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin nga trupat ruse. Edhe një herë, vota e OKB-së u shpërfill nga Moska.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh i OKB-së, i vetmi organ që më të vërtetë mund të bënte ndryshimin, e kishte vërtetuar tashmë pafuqinë e tij. Në ditët pas pushimit, një rezolutë që dënonte sulmin dështoi, pasi Rusia përdori veton e saj. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan. Ambasadori i Ukrainës i tërbuar, i tha Këshillit në mënyrë të paharrueshme; “Fjalët tuaja kanë më pak vlerë se një vrimë në gjevrek të New York-ut.”

Duke mos u dorëzuar, Zelenskiyy u bëri thirrje të martën anëtarëve të Këshillit, që ky i fundit të thotë se është gjenocid dhe të dëbojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurisë, për të cilin Zelenskiyy tha se është i paralizuar dhe i paefektshëm. Tutje, ai tha se Kievi dëshiron një hetim transparent dhe ndërkombëtar. Në fakt, Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ka filluar tashmë një hetim. Në këtë javë, SHBA-të dhe Britania, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, do të përpiqen të përjashtojnë Rusinë nga UNCHR.

“Ne nuk mund të lejojmë që një shtet anëtar, që përmbys çdo parim që ne duam, të vazhdojë të marrë pjesë”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB. “Pjesëmarrja në këshillin e të drejtave të njeriut është një farsë.” Shumica e vëzhguesve objektivë, sigurisht, që do të pajtoheshin. Në të vërtetë, fjalët e saj mund të thuhen se vlejnë për praninë e Rusisë në OKB në tërësi.

Si mund të tolerohet sjellja graduale e një reagimi të dhunshëm, mashtrues, agresiv, jashtë kontrollit? Dhe si mund të bëhet OKB-ja më efektive?

Këto pyetje themelore tani varen mbi të ardhmen e OKB-së. Ato zbatohen, gjithashtu, për shtete të tjera abuzive në mënyrë serike. Por Rusia është kyçe, duke marrë parasysh pozicionin e saj të privilegjuar pas vitit 1945. Nëse OKB-ja do të ruajë autoritetin e saj si kujdestar i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, nëse do të jetë në gjendje të veprojë me vendosmëri kur ato rregulla shkelen. Dhe në të vërtetë, nëse do të mbijetojë fare si diçka më shumë se një dyqan bisedash dhe skenë për gjeste politike, ajo ka nevojë për reforma.

Kjo nuk është një ide e re. Propozime të shumta janë hedhur dhe zhytur gjatë viteve, kryesisht, duke përfshirë zgjerimin e anëtarësimit të përhershëm, për shtete të tilla si: Japonia, Brazili, India, Afrika e Jugut dhe Gjermania. Disa sygjerojnë heqjen e vetos të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të gjitha idetë e tilla janë bazuar në mënyrë të parashikueshme mbi rivalitetet kombëtare dhe në ruajtjen me xhelozi të të drejtave ekzistuese, mbi Britaninë dhe Francën, të spikatura mes palëve fajtore.

Kjo situatë qartësisht nuk mund të ndodhë, derisa Ukraina digjet. Një hap i parë i arsyeshëm dhe i mundshëm do të ishte mbajtja e një votimi të jashtëzakonshëm, një herë për të lejuar votimin e shumicës në Këshillin e Sigurisë për çështje specifike, të lidhura me Ukrainën, dhe për të anashkaluar veton e pashmangshme të Rusisë. Ndryshimi rregullit mund të ratifikohet nga shumica e dy të tretave kundër Rusisë, që ekziston tashmë në asamblenë e përgjithshme. Nëse Putinit nuk do t’i pëlqente, mund ta grumbullonte. Dhe nëse ai nuk do të zbatonte rezolutat e mëvonshme, për shembull, për tërheqjen e forcave ruse, të gjithë anëtarët e OKB-së do të prisnin të mbështesin masat ndëshkuese të miratuara nga OKB-ja, si në rastin e Koresë së Veriut.

Votimi i shumicës në Këshillin e Sigurisë mund të futet përgjithësisht me kalimin e kohës. Por, në çdo rast, Guterres duhet t’u kërkojë të gjitha vendeve anëtare ta mbështesin thirrjen e një konference të re themelore, të ngjashme me atë në San Francisko, në vitin 1945, për të filluar OKB-në, institucionalisht dhe organizativisht, në mënyrë që të pasqyrojnë balancat dhe prioritetet globale të fuqisë të shekullit 21.

Ky është një moment kritik. Ukraina ka nevojë për ndihmë urgjente. OKB-së i duhet dëshpërimisht një fillim i ri. Po kështu, ndodh edhe rendi ndërkombëtar që po shpërbëhet. Nëse OKB-ja dështon për Rusinë dhe Ukrainën, siç bëri Lidhja e Kombeve për Musolinin dhe Etiopinë, atëherë pasojat globale, si në vitin 1930, mund të jenë katastrofike për të gjithë.

Të fundit nga rubrika