Komisionet hetimore, të dobëta ndër vite

Ndër vite Kuvendi i Kosovës ka formuar dhjetëra komisione hetimore për çështje të ndryshme. Mirëpo, puna e shumë prej tyre nuk po vlerësohet si sukses. Megjithatë, është një rast ku si shkak i një komisioni hetimor parlamentar Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe tashmë gjykimi ka filluar. Bëhet fjalë për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, ku një prej të akuzuarve është edhe ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi

Kuvendi i Kosovës

Ka më shumë se një vit që ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi ulet në bankat e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gashi bashkë me Valon Krasniqin e Rrahman Sylejmanin, akuzohen për depërtimin e kundërligjshëm të gjashtë shtetasve turq.

E shkak për të nisur ky gjykim ishte bërë Kuvendi i Kosovës.

Në Kuvend u krijua ky komision hetimor parlamentar, para së cilit dëshmoi edhe ish-Presidenti Hashim Thaçi.

Rezultatet e komisionit u morën më pas për bazë nga Prokuroria që zhvilluan hetime e më pas ngritën edhe aktakuzë ndaj Gashit, Krasniqit e Sylejmanit.

Mirëpo, jo të gjitha komisionet hetimore parlamentare kishin një sukses të tillë.

Puna e dhjetëra prej tyre ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Përgjatë viteve Kuvendi hetoi edhe Privatizimin e PTK-së, privatizimet në përgjithësi, çështjen e Pandemisë, e gjithashtu edhe trazirat e marsit të vitit 2004.

Ndërrimi i shpeshtë i qeverive vlerësohet të jetë një prej arsyeve kryesore për dështimin e këtyre komisioneve.

Avokati Skënder Musa, thotë se mbi të gjitha këto komisione kanë qëllime politike.

“Roli i tyre nuk është për me i ndihmua Prokurorisë, roli i tyre është për me e kontrollua qeverinë. Është rol politik, qëllimi i partive politike është që të kenë kontroll sa më shumë mbi ekzekutivin dhe në rast se gjejnë shkelje t’i shfrytëzojnë për poena politik”, ka thënë avokati Skënder Musa.

Skender Musa, avokat

Sipas Musës, Prokurorisë këto komisione nuk i bëjnë pengesa për hetime.

“Sa i përket Prokurorisë në mënyrë absolute nuk qon peshë se a hetojnë apo jo komisionet parlamentare. Ata nëse kanë indicie, kanë informacione se është kryer vepra penale, është bërë keqpërdorim i buxhetit të Republikës së Kosovës, hetimet duhet t’i fillojnë sipas detyrës zyrtare”, është shprehur Musa.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka votuar për formimin e dy komisioneve të reja parlamentare.

Menaxhimi i krizës së energjisë nga Qeveria, si dhe hetimi i çështjes së energjisë prej vitit 2006.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika