Bashkim Evropian në vitin 2009 kur ia kishte liberalizuar vizat Serbisë kishte vendosur kufizime ku për Serbët e Kosovës kishte sanksioni si për të gjithë qytetarët e Kosovës duke mos i lejuar që ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave, pasi ata qytetarë sipas BE-së i përkasin Kosovës.

Por dhe pas liberalizimit të vizave për Kosovën, Komisioni Evropian serbëve lokal të Kosovës do t’iu mundësoj që Schengen Zonën ta shfrytëzojnë vetëm me pasaporta të Kosovës dhe jo me ato që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian.

Zëdhënësja Anita Hipper në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se “regjimi i vizave do të mbetet i vlefshëm vetëm për ata shtetas në Kosovë, pasaportat e të cilëve lëshohen nga Administrata Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”.

Serbët në Kosovë janë përjashtuar nga liberalizimi i vizave edhe kur Serbisë i janë hequr ato në vitin 2009.

Megjithatë, nga Komisioni Evropian thanë se po punojnë që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta gëzojnë lirinë e lëvizjes në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej dhjetëra shtetesh evropiane.

“Derisa ecim përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, BE-ja është e vendosur të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza të BE-së, me kusht që ekzistojnë rrethanat për udhëtim të sigurt”, ka thënë Hipper.