Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike pritet të intervistojë edhe krerët e partive politike

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV) kanë kërkuar që në listën e dëshmitarëve të përfshihen edhe kryetarët e partive opozitare. Megjithatë, miratimi i planit të veprimit u vendos që të bëhet në mbledhjen e radhës

Në mbledhjen e së premtes, të mbajtur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike pritet të intervistojë përgjegjësit kryesorë në sektorin energjetik në Kosovë.

Përveç këtyre, në mbledhjen e sotme është diskutuar që si dëshmitar të ftohet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndërkohë është dhënë si propozim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV) që në listën e dëshmitarëve të përfshihen edhe kryetarët e partive opozitare.

Megjithatë, miratimi i planit të veprimit u vendos që të bëhet në mbledhjen e radhës.

Propozimet fillestare për intervistimin e dëshmitarëve i ka dhënë kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.

“Në listën e dëshmitarëve për intervistim i kam cekur vetëm institucionet, jo emrat e përveçëm. Fillimisht është Qeveria, në kuadër të saj është Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, ZRrE-ja, KOSTT, KEK, KEDS dhe KESCO. Pastaj është Ndërmarrja, Kosova Thëngjill, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Agjencia Anti-Korrupsion”, ka thënë Selmanaj.

Një kërkesë shtesë për intervistim e ka parashtruar edhe anëtari i komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ferat Shala.

“Të shtohet lista edhe me ekipin e task-forcës dhe të gjitha grupeve të tjera operacionale-teknike apo organizative që kanë vepruar gjatë periudhës së menaxhimit të krizës energjetike”, ka shtuar Shala.

Nga ana tjetër, anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se në listën e të intervistuarve të përfshihen edhe krerët e partive politike, për pretendimet e tyre në kohën kur është miratuar gjendje emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.

“Në kuadër të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike. Pasi në kohën kur është miratuar gjendja emergjente për menaxhim të krizës kanë bërë pretendime të cilët kapin elemente që mund të jenë interes i këtij komisioni për t’i hetuar”, ka thënë ai.

Këtë kërkesë e ka përkrahur edhe kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.

“Do të provojmë të fokusohemi profesionalisht sa mundemi. Nëse vlerësojmë se dikush nga politikanët në Kosovë mund të na ndihmojë në aspektin profesional të zbardhjes së vërtetës, pa asnjë telashe i ftojmë”, ka shtuar ai.

Pas këtyre diskutimeve, komisioni ka vazhduar mbledhjen pa praninë e mediave, ku është  diskutuar për angazhimin e ekspertëve dhe miratimin e buxhetit të komisionit.

“Është çështje organizative e komisionit dhe duhet të mbyllet për media”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika