Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, do të intervistohet këtë të premte.

Ismën do ta intervistojë Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në mbledhjen e kaluar, të enjten e 4 korrikut, opozita ka pasur ankesa që MPJD-ja nuk ka dërguar të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga komisioni dhe se në mungesë të dokumenteve lista nuk përfshin të gjithë dëshmitarët.

Në anën tjetër, anëtarët e pushtetit kërkuan që kjo listë të mos votohet sot dhe t’u jepet kohë edhe anëtarëve të komisionit që t’i japin propozimet e tyre që lista të kompletohet.

Përplasje në Komisionin Hetimor për MPJD-në, pushteti lëshon mbledhjen