Komisioni i FFK-së s’e merr parasysh ankesën e Prishtinës – dyshohet se e “shkeli” rregulloren e Garave

Ankesa e FC Prishtinës për ndeshjen ndaj Gjilanit nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Komisioni i Garave i FFK-së të martën ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, të regjistrohen me rezultatet e arritura në fushë, përfshirë ndeshjen Prishtina – Gjilani, e cila ka përfunduar me rezultat 1:2.

Skuadra nga kryeqyteti kishte kërkuar që ky takim të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të saj.

Kjo për shkak se sipas tyre, Gjilani e ka aktivizuar futbollistin Armend Thaqi, pa të drejtë loje.

Thaqi ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e xhiros së 32-të ndaj Feronikelit 74. Ai ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.

Sipas këtij vendimi, Thaqi nuk ka pasur të drejtë të inkuadrohet në takimin ndaj Prishtinës.

Nga FFK nuk kishte pasur asnjë njoftim nëse Thaqit i është zbutur dënimi nga dy në një ndeshje moslojë, e sipas ankesës të klubit, të cilën e ka parë TV Dukagjini, këtë nuk e dinte as delegati i ndeshjes Prishtina – Gjilani.

Sipas nenit 55, pika 55.10, të Rregullores së Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës, për edicionin 2024/2025, “Kur lojtari merr direkt karton të kuq, nuk luan në dy (2) e më shumë ndeshje pasardhëse në të gjitha garat.”

TV Dukagjini ka kontaktuar kryetarin e Komisionit të Garave të FFK-së, Abdyl Bellopoja, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

“Veç munesh në Zyrën për Informim në Federatë. Faleminderit, tung e bofshi”.

Televizioni ka dërguar edhe pyetje në adresë të Zyrës për Media të FFK-së, megjithatë as nga aty nuk kanë kthyer përgjigje.

Kjo zyrë nuk kthen përgjigje tash e njëkohë të gjatë në pyetjet e TV Dukagjinit.

Ndërkohë, Gjilani triumfoi të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës, me rezultat 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të.

Aktualisht, “Skifterat” renditen në pozitën e katërt në tabelë me 49 pikë.

Teksa, Prishtina është e shtata me 44 sosh.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika