Komisioni i KPK-së monitoron rastet e korrupsionit, zhvillon takime pune në Pejë dhe Mitrovicë

Komisioni Ad-Hoc për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) ka zhvilluar të enjten takime pune në Prokurorinë Themelore në Pejë dhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Delegacioni i KPK-së, i udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Elza Bajrami-Kastrati, dhe i shoqëruar nga anëtarët Besim Kelmendi dhe Shkëlzen Ibrahimi, është pritur në Pejë nga kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, ndërsa në Mitrovicë nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Njazi Rexha.

Sipas njoftimit të KPK-së, fokusi kryesor i takimeve ishte analiza e statistikave të punës për vitin 2026 në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe vlerësimi i rezultateve të arritura nga këto prokurori.

“Gjatë takimeve me kryeprokurorët në Pejë dhe Mitrovicë, u prezantuan dhe u analizuan në detaje të dhënat statistikore që pasqyrojnë vëllimin e punës përgjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.

Përveç rezultateve të arritura, në takime janë diskutuar edhe sfidat me të cilat përballen prokuroritë, përfshirë nevojën për kapacitete shtesë hetimore dhe resurse profesionale për trajtimin më efikas të rasteve.

Në përmbyllje të vizitave, kryetarja e komisionit, Elza Bajrami-Kastrati, ka ritheksuar përkushtimin e KPK-së për të mbështetur prokuroritë në terren.

“KPK mbetet plotësisht e përkushtuar për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme logjistike dhe profesionale për prokuroritë në terren”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar njëkohësisht llogaridhënie, transparencë të plotë dhe intensifikim të punës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik në vend.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika