Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i SHBA-së kërkon me ngulm vendosjen e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga Serbia
Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët ishin ekzekutuar në paraburgim në shtetin e Serbisë. Por, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i Shteteve të Bashkuara është duke kërkuar me ngulm nga […]
Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët ishin ekzekutuar në paraburgim në shtetin e Serbisë.
Por, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i Shteteve të Bashkuara është duke kërkuar me ngulm nga Serbia që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
“Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme”.
“Presidenti Vuçiç (atëherë Kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
“24 vjet më parë, vëllezërit dhe shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan pamëshirshëm në paraburgimin serb”, ka përfunduar ai.
24 years ago, brothers and US citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were ruthlessly executed in Serbian custody.
President Vucic (then Prime Minister) promised “justice,” but none followed.
Serbia must fully investigate and hold accountable those behind these heinous crimes. https://t.co/FqApLuEIuY
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) July 9, 2023















