Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën
Me 7 vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze, raporton Ekonomia Online. Ndërkaq, gjatë kësaj mbledhjeje, u miratua […]
Me 7 vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, gjatë kësaj mbledhjeje, u miratua edhe propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili paraqiti raportin e amandamentit të propozuar për noteri.
“Kemi marrë parasysh gjitha projektet ka qenë punë e mirë, një propozim e kemi me një regjistër të noterëve rezervë, ku me automatizëm hyjnë në funksion, e për afate ka mbetur koordinimi me deputet e tjerë”, tha Basha.















