Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim të premten me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë.

Ky takim do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 09:20.

“Takim i komisionit me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.