Të enjten e 16 marsit, në orën 10:00 në sallën N204, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mblidhet në Kuvendin e Kosovës, ku do ta shqyrtojë Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë rendin e ditës që do të miratohet nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

RENDI I DITËS

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të datës: 22.02.2023 dhe 27.02.2023
  3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale;
  4. Të ndryshme.

Vendi: N204

Koha: 10:00