Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me një njoftim të rëndësishëm për votuesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, në të cilin, thuhet se ky institucion edhe jashtë zgjedhjeve u jep mundësi qytetarëve që ta ndërrojnë vendvotimin e tyre. KQZ-ja ka nisur fushatën informuese për shërbimin “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit në komunën tuaj”. “Kemi kënaqësinë që t’ju […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, në të cilin, thuhet se ky institucion edhe jashtë zgjedhjeve u jep mundësi qytetarëve që ta ndërrojnë vendvotimin e tyre.
KQZ-ja ka nisur fushatën informuese për shërbimin “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit në komunën tuaj”.
“Kemi kënaqësinë që t’ju informoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga tash e tutje ju mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja ka përfunduar duke u bërë thirrje qytetarëve që mësojnë qendrën e tyre të votimit, dhe nëse nuk iu përshtatet, ata kanë mundësi për ta ndërruar atë.















