Komisioni Qeveritar: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme

Kosova shënon për herë të parë 14 Prillin – Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Për herë të parë, Kosova e shënon 14 Prillin – Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona, të cilët vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Komisioni Qeveritar në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale e ka shprehur përkushtimin për ta vazhduar punën për njohjen e statusit të tyre.

“Komisioni Qeveritar nderon të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre. Sot, më shumë se kurrë, nderojmë të mbijetuarat/it e dhunës seksuale, njohim vuajtjen e tyre dhe shprehim respektin tonë më të thellë për të gjithë ata”, thuhet në reagimin.

Në reagimin e tyre thuhet se Komisioni siguron konfidencialitet për rastet që aplikojnë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.

“Komisioni siguron konfidencialitet gjatë shqyrtimit dhe vendosjes për rastet që aplikojnë për e njohjen e statusit viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme nga institucionet, për më shumë mbështetje nga familja, komuniteti dhe shoqëria”, thuhet në reagim.

Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Presidencës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika