Komisioni nuk e miraton kërkesën që ndryshimi i ligjit të kalojë për shqyrtim

Komisionit për Buxhet nuk i ngutet çështja e tërheqjes së mjeteve monetare nga Trusti

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk e ka miratuar kërkesën që ndryshimi i Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale të kalojë në shqyrtim.

Pas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që të ndryshohet rendi i ditës dhe që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën, komisioni nuk e ka miratuar të njëjtën kërkesë.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka iniciuar një ndryshim të këtij ligji duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti për të tejkaluar krizën ekonomike.

Sipas Haxhiut, qytetarët që nga fillimi i 2020-ës janë duke u përballur me kriza, atë të pandemisë, pastaj atë energjetike e së fundmi edhe këtë te inflacionit.

“Personat që kanë kursime më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri 30 për qind të kursimeve. Ata që kanë prej 10 mijë deri 19.999 euro mund të tërheqin deri në 25 për qind të trustit. Ata që kanë nga 20 mijë deri më 29.999 euro mund të tërheqin deri në 20 për qind. Nga 30 mijë deri në 39.999 euro mund të tërheqin 15 për qind të kursimeve. Dhe ata që kanë më shume se 40 mijë euro mund të tërheqin deri në 10 për qind të kursimeve pensionale”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se qeveria tashmë e ka dhënë vendimin e saj, ku theksohet se është kundër këtij propozimi.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se kur është bërë propozimi nuk e kishte përkrahur iniciativën e Haxhiut, duke shtuar se besonte që nga veprimet e qeverisë nuk do të ketë nevojë për këtë masë.

”Por pas mosveprimeve të Qeverisë u pa qe nuk pati kurrfarë masash. Si LDK e mbështesim plotësisht këtë projektligj. Qeveria nuk ka dhënë sqarime të nevojshme se pse nëpërmjet veprimeve të tjera të qeverisë arrihet efekti i njëjtë cilat janë ato veprime.  Asnjë cent i buxhetit të Kosovë nuk do të mungojë nga kjo mundësi që u jepet qytetarëve. Jam i pakënaqur me këtë opinion buxhetor dhe me opinionin e qeverisë. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesim një masë të tillë”, ka thënë ai.

Ndërsa, për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ndonëse nuk është metoda më e mirë për të dalë nga kriza, megjithatë e ka përkrahur nismën e Haxhiut.

“Dua t’iu  bëj thirrje qe të shkoni përtej petkut politik përtej subjektit tuaj, ta leni krenarinë dhe inatin anash dhe të fokusohemi bashkërisht tek e mira e përbashkët që është qytetari. Nuk po e them për politikë por po e them qe e kuptojmë këtë çështje të ndjeshme e dimë që nuk është metoda më e mirë por derisa kemi një krizë ekonomike qeveria është për të zgjidhur çështjet e qytetarëve. Vota ime dhe e Aleancës është pro duke u bazuar në këtë që e thashë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Haxhiu, me vetiniciativë kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, më nëntë mars.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Mundësinë për tërheqjen e mjeteve monetare nga Trusti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka parë si zgjidhje.

“E kemi thënë shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike e zbusim krizën, e cila për shkak se ka faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e elimuneshme përnjëherë. Por, nuk konsiderojmë se duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe ekspertët kanë thënë se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, kishte thënë ai para mediave.

Ndërkohë, të enjten e 26 majit me moton “Dil protesto për paratë e tua”, do të protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trust-it pensional nga qytetarët.

Ndërkaq, një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Të enjten protestohet për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trust-it

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika