OKB-ja paralajmëron kundër sulmeve në centralin bërthamor në Zaporizhia

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ishte "i pamatur" dhe "përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore", duke shtuar se "kjo nuk mund të ndodhë” dhe se sulmet në objekte bërthamore janë të rrezikshme dhe të papranueshme për të gjithë

Një ushtarak rus qëndron duke ruajtur territorin jashtë Stacionit të Energjisë Bërthamore Zaporizhzhia në Energodar.

Një sulm i ri me dronë në centralin e energjisë në Zaporizhia të Ukrainës, ka rritur rrezikun për “aksident të madh bërthamor”, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Rusia ka thënë se Ukraina qëndron pas sulmit, në të cilin janë plagosur tre persona.

Ukraina, në anën tjetër, e ka mohuar përfshirjen.

Ky central bërthamor, që kontrollohet prej Rusisë, dhe ka gjashtë reaktorë, është në vijën e frontit të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka paralajmëruar disa herë kundër sulmeve të tilla.

Shefi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ka qenë “ i pamatur” dhe “përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore”.

Centrali në Zaporizhja, në jug të Ukrainës, është më i madhi në Evropë.

Brenda centralit bërthamor ukrainas, të zaptuar nga Rusia.

Forcat ruse e kanë marrë kontrollin e tij pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e cila e ka një ekip ekspertësh në Zaporizhja, e ka konfirmuar “ndikimin fizik të sulmeve me dronë” në central, përfshirë në njërin prej reaktorëve.

Administrata e instaluar prej Rusisë brenda centralit ka thënë se nivelet e rrezatimit janë normale dhe se nuk është shkaktuar dëm serioz.

Mirëpo Grossi e ka përmendur që janë regjistruar të paktën “tri sulme direkte” në reaktorin kryesor.

“Kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai.

“Askush nuk mund të përfitojë diçka prej sulmeve në objekte bërthamore. Është një jo e madhe”, ka shtuar ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika