Komiteti Olimpik i Kosovës: Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të sportistit të ri, Leon Syla

“Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka ngushëlluar familjen e futbollistit të ri 15-vjeçar Leon Syla, i cili ka vdekur si pasojë një sëmundjeje që e ka shoqëruar tashmë të ndjerin për disa vite.

Lajmi për vdekjen e futbollistit 15-vjeçar është pritur me pikëllim të madh, sipas Komiteti Olimpik i Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

E nderuara familja Syla!

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, 15-vjeçar, Leon Syla.

Leoni ishte futbollist i klubit të 2 Korrikut, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet e KOK-ut të organizuara në shënimin e Ditës Olimpike.

Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm. Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak dhe disiplinën e shfaqur në klub dhe aktivitetet sportive.

Në emër të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, shokëve, klubit 2 Korriku, FFK-së, dhe gjithë afërmve të tij.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika