Kandidati për deputet nga AAK, Lok Komoni, ka deklaruar se, së bashku me Ramush Haradinajn, kanë siguruar mbështetje të palëkundur për sipërmarrësit nga Kosova dhe diaspora. 

Në një postim në Facebook, ai theksoi se zhvillimi ekonomik është çelësi për një “Kosovë Fituese” dhe premtoi krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bizneset dhe investitorët.

“Takim i frytshem me bizneset nga Kosova dhe Diaspora! Bashke me liderin Ramush Haradinaj iu siguruam mbeshtetje te palekundur per sipermarresit tanë, sepse

zhvillimi ekonomik eshte çelesi per nje Kosove Fituese! Bashke, me AAK 137 V dhe me mua, Hamdi Komoni 51 V, do te krijojme nje mjedis me te favorshem per bizneset dhe investitorët tanë!”, ka shkruar Komoni në Facebook.