Laura Behrens Wu dhe bashkëthemeluesi i saj, Simon Kreuz në vitin 2013 hapën një dyqan online që shiste çanta nga stilistë të rinj.

Laura Behrens dhe Simon Kreuz gjetën një mori mjetesh për të nxitur shitjet dhe për të përpunuar pagesat, por nuk mund të gjenin një zgjidhje të mirë për transportin e produkteve.

Por gjatë viteve në vijim, Behrens Wu dhe Kreuz e lanë biznesin e çantave dhe u përqendruan në këtë problem. Tani kompania e tyre e softuerit të transportit, “Shippo”, përdoret nga më shumë se 120 mijë dyqane në internet dhe vlen një miliard dollarë.

Kompania e softuerit të transportit “Shippo” filloi si në thelb në “Expedia” për etiketat e transportit duke krahasuar çmimet ndërmjet operatorëve. Më pas, mori gjithnjë e më shumë negocim dhe koordinim me operatorë të shumtë, duke vazhduar me pajtueshmërinë me certifikimin e operatori dhe integrimin në platforma si “Shopify”, transmeton entrepreneur.

Gjatë të së njëjtës peiudhë në këtë proces, Behrens Wu ka mësuar se sa e rëndësishme është transporti për pronarët e dyqaneve në internet.

Gjatë pandemisë, kompana e softuerit të transportit u bë integrale, shumë biznese të reja nxituan të regjistroheshin, “Transportimi ishte një shërbim thelbësor për tregtarët online për të mbijetuar,” tha Behrens Wu.

Dhe ndërsa Shippo e ka bërë transportin më të lehtë për gjithnjë e më shumë biznese të vogla dhe të mesme, Behrens Wu ka zbuluar se mund t’i mbështesë ato në një mënyrë të re.

Kompania ka qenë në gjendje të inkurajojë partnerët e saj transportues njëkohësisht lojtarë të mëdhenj si FedEx, UPS, dhe të tjerët për t’u dhënë më shumë përparësi shitësve më të vegjël.

“Ne me të vërtetë mund t’i ndihmojmë ata të kuptojnë atë segment të klientit,” thotë Behrens Wu. “Atëherë ne mund të zhvillojmë produkte dhe të dalim në treg së bashku në një mënyrë që është e dobishme për audiencën që ne e kuptojmë”.