Kompania italiane padit Google, kërkon 2.97 miliardë euro dëmshpërblim

Kompania italiane Moltiply Group njoftoi se ka ngritur padi kundër Google, duke kërkuar dëmshpërblim prej 2.97 miliardë eurosh, me argumentin se gjiganti amerikan ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun e shërbimeve duke shtypur konkurrencën.

Moltiply operon faqen italiane popullore të krahasimit të çmimeve Trovaprezzi.it.

Kompania pretendon në padinë e saj se Google ndërpreu shërbimin e filialit të saj 7Pixel nga 2010 deri në 2017 në mënyrë që të forcojë pozicionin e Google Shopping, raporton Reuters.

Bëhet e ditur se padia u ngrit në një gjykatë të Milanos.

Ndryshe, kjo nuk është padia e parë e tillë kundër Google.

Në vitin 2017, Komisioni Evropian gjobiti Google me 2.4 miliardë euro për shkeljen e ligjit të konkurrencës, duke i kërkuar që të sigurojë trajtim të barabartë për konkurrentët në segmentin e krahasimit të çmimeve në internet.

Në shtator të vitit të kaluar, Gjykata e BE-së hodhi poshtë ankesën e Google dhe la në fuqi gjobën. 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika