Kompania Mercedes largohet nga tregu rus
Prodhuesi gjerman i makinave, Mercedes-Benz, është bërë prodhuesi më i fundit i automjeteve që është larguar nga tregu i Rusisë, qëkur Moska pushtoi Ukrainën. Kompania e cila me bazë në Gjermani, ka ndalur prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në Rusi që nga fillimi i muajit mars. Por tani, kjo kompani do të largohet […]





Prodhuesi gjerman i makinave, Mercedes-Benz, është bërë prodhuesi më i fundit i automjeteve që është larguar nga tregu i Rusisë, qëkur Moska pushtoi Ukrainën.
Kompania e cila me bazë në Gjermani, ka ndalur prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në Rusi që nga fillimi i muajit mars.
Por tani, kjo kompani do të largohet krejtësisht nga tregu rus dhe do t’ua shesë aksionet investitorëve lokalë.
Ndryshe, kompania japoneze, Nissan, është larguar nga Rusia në fillim të muajit tetor. Largim pati edhe nga kompanitë e tjera që merren me prodhimin e automjeteve, duke përfshirë Toytotan dhe Renalut, shkruan BBC.
Kompania Nissan ka pësuar humbje të madhe prej 700 milionë dollarësh, duke ia shitur biznesin e saj një entiteti shtetëror për një tarifë simbolike.
Por, zyrtari financiar në Mercedes, Harald Wilhelm, ka thënë se largimi nga Rusia nuk pritet të ketë ndikim të madh në fitimet e kompanisë.
Vendimi vjen pasi shumë kompani perëndimore u tërhoqën nga Rusia në fillim të vitit, duke përfshirë Starbucks, McDonald’s dhe Coca-Cola.
Kompanitë e tjera të makinave, duke përfshirë Jaguar, Land Rover, General Motors, Aston Martin dhe Rolls-Royce, të gjitha ndaluan operacionet në vend në muajt e parë të luftës.




















