Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

Për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, mbeturinat e kanë “mbuluar” kryeqytetin

Punëtorët e Kompanisë Regjionale “Pastrimi” përderisa janë në grevë, kryeqyteti mbushet plot me mbeturina.

Vendet ku janë të vendosura kontejnerët, këtë të martë ishin të stërmbushura. Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.

Te rruga “Mark Isaku” në lagjen “Tophane” shihen mbeturina të përhapura në rrugë.

Përveç që nuk paraqet pasqyrë të mirë për kryeqytetin, ato po ashtu dëmtojnë edhe ambientin.

Për grevën kanë paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, të cilët kanë kërkuar rritje page.

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM ‘Pastrimi’, ju njoftojmë se  pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023, u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’, SH.A”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Menaxhmenti i Kompanisë ‘Pastrimi’ dhe Bordi i Drejtorëve u deklaruan se është për ngritjen e pagave, meqenëse me kontratën e re të porsanënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë ‘Pastrimi’, SH.A, ka një rritje të numrit të klientëve, dhe kjo rritje e numrit të klientëve do të duhej të reflektonte në përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, andaj Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve u zotuan që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive-(të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika