Të martën e 28 qershorit, kompanitë e autobusëve në Mitrovicë kanë ptrotestuar para Komunës së Mitrovicës.

Objektivat e protestës janë ndalimi i qarkullimit të taksive ilegalë dhe kombi-busëve sepse kompanitë e autobusëve thonë se ata janë duke dëmtuar biznesin e tyre.

Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhet edhe Policia e Kosovës.

Pronarët e kompanive të transportit në Mitrovicë muaj më parë kanë paralajmëruar protestë para Komunës së Mitrovicës për moskrijimin e kushteve për punë.