Këtë të martë, zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ës në Euro 2024, për të përcaktuar çiftet çerekfinale të këtij Kampionati Evropian, që po mbahet në Gjermani.

Ndeshja e parë e ditës do të luhet mes Rumanisë dhe Holandës, e cila do të nisë në orën 18:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.

Të dy ekipet do të luftojnë për të siguruar një vend në çerekfinale.

Në takimin e dytë të mbrëmjes, Austria dhe Turqia do të përballen në “Red Bull Arena” të Lajpcigut, me fillim në orën 21:00.

Të dy skuadrat synojnë të avancojnë më tej në këtë turne prestigjioz.

Ndërsa, faza e 1/8-tës po i afrohet fundit, tifozët e futbollit janë në pritje të ndeshjeve vendimtare që do të përcaktojnë më të mirët e këtij kampionati.