Bodrumi është zhytur në baltë, derisa kati ku ishin duke jetuar, tashmë ka mbetur i zbrazur.
Shenjat në mur tregojnë deri ku kishte arritur sasia e ujit, derisa gjësendet në oborr shfaqin gjendjen që vërshimet lanë pas në fshatin Kuk të Dragashit.
Çdo gjë është dëmtuar, derisa vështirësisë gjatë përballjes me këtë gjendje i rrëfejnë banorët.
Ngjashëm si ky, orendi në oborret e shtëpive janë pothuajse në çdo familje të këtij fshati.
Disa pjesë të rrugëve dhe shtrati i lumit që gjendet në mes të fshatit, është rregulluar nga Komuna, por përfaqësuesi i fshatit, Kapllan Fetahu ka kritika për Qeverinë.
Ai thotë se Kryeministri Albin Kurti harroi fjalët qe ua tha më 27 qershor, një natë pas vërshimeve.
Ndonëse jo niveli qendror, ai lokal, ka bërë thirrje që banorët e dëmtuar të bëjnë kërkesë në komunë për vlerësim të dëmeve.
Kur të kuptohet shuma e dëmeve, që vlerësohet se do të jetë e lartë, atëherë Komuna e Dragashit thotë se do të kërkojë ndihmën në Qeverisë.
“Lidhur më ndihmën nga institucionet qendrore, ne kemi pasur vizitën e Kryeministrit këtu dhe është pajtu që të gjitha kërkesat të mblidhen dhe pas asaj, do të bëhet analiza e gjendjes dhe do të bëhet dëmshpërblimi i dëmeve. Në pjesën e Opojës, kemi pas deri më tani 130 kërkesa. Jemi në proces të pranimit të kërkesave nga qytetarët. Në Komunën e Dragashit kemi pas 11 kërkesa dhe në pjesën e Gorës 41 kërkesa”, ka thënë Nuhija Tairovci, Drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike
Fshatrat më të prekura nga vërshimet e para dy javëve janë Bresana, Zaplluxha, Kuka, Kullibegu dhe Blaçi.