Komuna e Ferizajt shpall gjendje emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave

Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendje emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, derisa për këtë gjendje të krijuar, komuna ka thënë se vjen si pasojë e grevës së KRM “Pastërtia"

Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendje emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në territorin e kësaj komune.

Komuna ka bërë një sqarim publik, ku sipas tyre gjendja e krijuar me mbeturina vjen si pasojë e grevës së një pjese të departamentit operativ, përkatësisht shoferëve të kategorisë C në KRM “Pastërtia”.

E këtë grevë, Komuna e Ferizajt e ka cilësuar si të jashtëligjshme.

“E jashtëligjshme është kjo grevë, sepse si e tillë, në bazë të legjislacionit në fuqi ku bëjnë pjesë këto shërbime, sikurse edhe shërbimet emergjente, të sigurisë etj, greva e punonjësve të pastrimit – mirëmbajtjes është e NDALUAR me Ligjin për Grevën. Pra, kemi të bëjmë më një veprim të paligjshëm dhe që rrezikon në masë shëndetin publik. E pakuptimtë, e paarsyeshme dhe e paqëndrueshme është kjo grevë, me kauzën e rrejshme të ngritjes së pagave, ngaqë e vërteta është krejtësisht tjetër. Në vazhdimësi Kompania “Pastërtia” bazuar në rritjen e të hyrave të saj, ka bërë edhe rritjen e pagave të punonjësve të pastrimit. Pra, duke u rritur të hyrat e kompanisë, janë rritur edhe të hyrat e punonjësve të saj, përfshirë pagesën për shujtën e punonjësve, andaj kjo grevë shpërfaqë paarsyeshmërinë e plotë në pikëpamje të kauzës që përfaqëson”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Në njoftim bëhet e ditur se sa u përket pagave, paga minimale e punëtorit fizik në KRM “Pastërtia” është 450€ neto deri në 580€ neto – varësisht nga angazhimi, gjersa për shoferët paga minimale në është 490€ neto deri në 610€ neto varësisht nga angazhimi.

“Këtu, mjafton të ilustrojmë se ditë më parë, punonjësit e operativës së KRM “Pastërtia” janë pajisur me uniforma të reja, pajisje pune si dhe mjete mbrojtëse për shëndetin e punonjësve, pa lënë anash faktin se Komuna e Ferizajt, ka investuar edhe në makineri të reja për këtë kompani dhe është në përfundim të punimeve për objektin e ri të KRM “Pastërtia””, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se mbështetja e tyre për KRM “Pastërtia”  është edhe me lidhjen e dy kontratave të shërbimeve, njëra deri në vlerën 700 mijë për shërbimet që kryhen nga kompania dhe kontrata bazë mbi grumbullimin e mbeturinave në ekonomi familjare dhe biznese.

“Duke gjykuar se këto veprime të paligjshme dhe të pakuptimta, të thirrura rrejshëm në emër të grevës dhe kauzës së rrejshme që përfaqësojnë, kanë për pasojë rrezikimin e shëndetit publik, duke parë gjendjen e mos grumbullimit të mbeturinave në territorin e Ferizajt, Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, sot ka marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, përmes së cilës shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë Kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve’, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika