Komuna e Gjilanit të enjten ka miratuar buxhetin për vitin 2025 me 33 vota për dhe asnjë kundër në një seancë të jashtëzakonshme.

Buxheti total është 39.9 milionë euro, ku 14.5 milionë janë nga granti i përgjithshëm, 4.3 milionë euro për shëndetësi, 14.4 milionë euro për arsim, dhe 6.1 milionë euro të hyrat vetanake.

Kryetari i komunës, Alban Hyseni, është deklaruar për media ku ka falënderuar partitë opozitare që në mënyrë unanime votuan këtë buxhet.

Ai ka theksuar se pas shumë diskutimeve dhe përpjekjeve të tejkaluar ngërçin politik, sipas tij, më në fund u arritë marrëveshja.

Sipas tij, pjesa tjetër do të shpenzohet në paga, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe projekte kapitale.

Hyseni ka njoftuar se janë 31 projekte kapitale për vitin 2025.

Mes tjerash, ai ka thënë se propozimi për heqjen e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit nga partia opozitare LDK-dega në Gjilan, është në dëm të qytetarëve.

Sipas opozitës, në këtë seancë është thënë se ky projekt është jashtë planit zhvillimor komunal.

PDK dhe LDK propozuan projekte shtesë, ndërsa shefi i AAK-së, Nazim Gagica, nuk kishte kërkesa shtesë.

Komuna e Gjilanit ishte e vetmja që nuk miratoi buxhetin për vitin 2015.