Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që për herë të dytë t’i mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
Sipas njoftimit, mbështetja do të bëhet për të gjithë fëmijët që lindin gjatë këtij viti.
Lindja e parë thuhet se do të subvencionohet me 100 euro, e dyta me 200, e treta me 300 euro, e katërta me 400 euro dhe lindja e pestë me 500 euro.
- Lindja e parë – 100€
- Lindja e dytë – 200€
- Lindja e tretë – 300€
- Lindja e katërt – 400€
- Lindja e pestë – 500€