S’renditet fare në listën e shërbimeve mjekësore.
Por pavarësisht kësaj, Komuna e Graçanicës ndau 49 mijë e 850 euro për blerjen e një laseri për heqjen e qimeve që përdoret për estetikë.
E, koston e kësaj pajisje, drejtoria e Shëndetësisë e pagoi me buxhetin komunal ndonëse ajo do të sistemohet në spitalin e qytetit, i cili funksionon me sistemin paralel serb.
Madje kontratën e nënshkruan një ditë më parë.
“Ndonëse shpenzuan rreth 50 mijë euro për blerjen e laserit, nga Komuna e Graçanicës nuk u deklaruan”.
Por që investime të tilla në institucionet që nuk funksionojnë në kuadër të Republikës së Kosovës, janë të kundërligjshme e thotë avokati, Shkelqim Jakupi.
Dek: Shkëlqim Jakupi, Avokat deklaroi se “Një veprim i tillë nga komuna e Graçanicës konsiderohet veprim i kundërligjshëm për shkak se nuk mund të shpenzohet para publike nga Republika e Kosovës për investime në institucione të cilat nuk janë nën administrimin e vetë Republikës”
Jakupi tha se çdo investim më pas regjistrohet si pasuri e atij institucioni.
‘Çdo aparaturë apo objekt që blihet me para publike duhet të regjistrohet si pasuri e atij institucione e cila në të ardhmën nuk do të mund të menaxhohej në kuader të sistemit unik të menaxhimit të pasurisë publikë të administratës në Kosovë”, tha Jakupi.
Ndërkohë televizioni ka tentuar të marrë një qendrim edhe nga kompania fituese e tenderit, por udhëheqës të saj nuk kanë qenë të qasshëm.