Komuna e Mitrovicës ndan nga 2 mijë e 500 euro për familjet që pësuan dëme nga vërshimet
Komuna e Mitrovicës i ka ndarë nga 2 mijë e 500 euro për familjet, të cilat janë prekur nga vërshimet muaj më parë. Drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, tha se 186 familje kanë përfituar nga masat e komunës. “Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe vendimin e asambles komunale […]
Komuna e Mitrovicës i ka ndarë nga 2 mijë e 500 euro për familjet, të cilat janë prekur nga vërshimet muaj më parë.
Drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, tha se 186 familje kanë përfituar nga masat e komunës.
“Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe vendimin e asambles komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni, sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve. 186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal në vlerë totale 465,000.00 €”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se ndihma për qytetarët do të vazhdojë edhe më tutje.















