Komuna e Obiliqit fiton grant mbi 700 mijë euro për performancën më të mirë komunale

Komuna e Obiliqit ka shënuar një sukses të shkëlqyer në transparencën dhe llogaridhënien në shërbim të qytetarëve, duke u renditur e dyta në nivel vendi për vitin 2022. Ky rezultat paraqet një përpjekje të përkushtuar dhe një performancë të jashtëzakonshme nga qeverisja komunale

Komuna e Obiliqit

Komuna e Obiliqit ka arritur një rezultat të shkëlqyer në transparencë e llogaridhënie në shërbim të qytetarëve, duke u renditur e dyta në nivel vendi për vitin 2022.

Kjo është një pasqyrë e përkushtimit dhe e performancës së mirë që ka treguar qeverisja komunale nën udhëheqjen e kryetarit Xhafer Gashi.

Si një shpërblim për këtë arritje, “Komuna e Obiliqit është përfituese e Grantit të Performancës Komunale (GPK) në vlerë prej 707,119.98 euro, i cili financohet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia. Ky grant do të shfrytëzohet për të realizuar projekte dhe investime që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës”.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, e përshëndeti komunën e Obiliqit për rezultatin e lartë në transparencë e llogaridhënie dhe e inkurajoi të vazhdojë me këtë ritëm.

Ndryshe, GPK-ja është një program që vlerëson dhe shpërblen komunat për arritjet e tyre në fusha të caktuara të qeverisjes lokale, siç janë transparenca, llogaridhënie, menaxhimi financiar, planifikimi strategjik dhe sundimi i ligjit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika