Komuna e Obiliqit furnizon objektet zyrtare me peceta higjenike, pritet edhe shkollat

Komuna e Obiliqit ka filluar furnizimin me peceta higjenike të objekteve zyrtare brenda komunës, përkatësisht të administratave dhe QKMF-së së qytetit. Pas një vendimi të arritur në fundvit, nga kjo pritet të përfitojnë edhe shkollat që nga nisja e vitit të ri shkollor. Nxënëset shprehen të lumtura gjersa theksojnë se një vendim i tillë, do duhej marrë qysh moti

Komuna e Obiliqit

Listës së furnizimit të elementeve esenciale nga komuna e Obiliqit në objektet zyrtare tanimë i janë bashkuar edhe pecetat higjenike.

Që nga java e kaluar, me to janë furnizuar ambientet zyrtare administrative dhe QKMF e qytetit.

E në plan për tu furnizuar mbeten edhe shkollat e kësaj komune, që nga shtatori i këtij viti.

“Ne kemi grupmosha të reja në shkolla fillore ku edhe veç fillon procesi, në moshën 10-13 fillon procesi fiziologjik i mestracioneve dhe atë ditë, njëra nga to mund të shkojë në shkollë, e ka atë shqetësim dhe nuk është e përgaditne,” ka thënë nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi.

Kostot e furnizimit janë të mbuluara nga komuna e kjo kësaj të fundit, po i kushton deri në katër mijë euro në vit.

Megjithatë, ky lajm nuk u ka shpëtuar as nxënësve të reja të cilat thonë se vendimi nuk do duhej të merrte kaq kohë.

“Kam mendu që do jetë organizim i vogël por duke marr vesh se do merret nga komuna në shkolla, mendoj se është një lajm shumë i mirë dhe efikas për vajzat sepse do ta kemi më të lehtë e sidomos gjeneratat e reja. Ky vendim apo organizim do duhej marrë më herët. Sepse tash është pak vonë po pse mos me u marrë më herët në komunë tonë e edhe në të tjerat,” ka thënë Egzona Behrami, maturante në gjimnazin “17 shkurti”.

Me peceta higjenike menstruale që nga muaji i kaluar janë furnizuar administrata dhe QKMF e qytetit.

E në administratë thonë se lajmi është mirëpritur nga punonjëset gra.

“E kemi bërë furnizimin muajin e kaluar dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga gratë e komunës tonë. E kemi parë si të domosdoshme për gratë në komunën tonë që të kenë depon e administratës, peceta higjenike. I kemi marrë rreth 700 pako, vitin e ardhshëm e kemi më lehtë për të parë se sa shkojnë,” deklaroi Linda Bekteshi, drejtoreshë e administratës.

Vendimi për t’i furnizuar objektet e institucioneve publike brenda komunës me peceta higjenike menstruale ishte arritur në fundvit.

Javë më parë, “Teach For Kosova” dhe “QIKA” shpërndan peceta me rastin e kampanjës “Peceta nuk është luks” por veprime të kësaj natyre, nuk janë ndërmarr deri tani nga komunat.

Pos kësaj, Qeverisë vazhdimisht i bëhet thirrje që të heq taksën për pecetat higjienike, meqenëse është produkt bazik duke e konsideruar higjienën menstruale të drejtë elementare të njeriut.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika