Komuna e Obiliqit liron pronën e uzurpuar në Plemetin pas më shumë se 25 vitesh
Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara. Aksioni është zhvilluar sot nën drejtimin e Drejtorit të Inspekcionit, me angazhimin e trupës inspektuese komunale. Si rezultat i këtij veprimi, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin, përkatësisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili kishte qenë në shfrytëzim pa […]
Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara. Aksioni është zhvilluar sot nën drejtimin e Drejtorit të Inspekcionit, me angazhimin e trupës inspektuese komunale.
Si rezultat i këtij veprimi, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin, përkatësisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili kishte qenë në shfrytëzim pa bazë ligjore për më shumë se 25 vjet.
“Sot në Komunën e Obiliqit, nën drejtimin e Drejtorit të Inspekcionit dhe me angazhimin e trupës inspektuese, është ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara.















