Komuna e Prishtinës del me sqarim për qytetarët lidhur me orarin e punës së barnatoreve

Përmes një sqarimi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se orari i punës për barnatoret fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00. Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00

Fotografi ilustruese

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

Sipas sqarimit të komunës, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.

“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në sqarim.

Më tej, theksohet se drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të kontribuojë që shëndeti i qytetarëve të jetë parësor në çdo rast.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika