Komuna e Prishtinës ka njoftuar se e ka përgatitur udhëzuesin e procesit të legalizimit të ndërtimeve, po ashtu, ka thënë se mosaplikuesit do të përballen me rrënimin e ndërtimeve pa kompensim.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Kryeqyteti ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Më tej, komuna e Prishtinës i ka ftuar qytetarët të jenë të vëmendshëm ose përndryshe do të përballen me pasojat.

“Kujdes, Nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimit tuaj ju përfshiheni në listën e rrënimit. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompenzim”, ka qenë thirrja e komunës së Prishtinës.

“Në linkun më poshtë gjeni udhëzuesin dhe statistikat sipas muajve të legalizimit të ndërtimeve”, ka përfunduar komuna Prishtinës.