Komuna e Prishtinës dhe SHSKUK-ja bëjnë marrëveshje për shërbime më efikase për pacientët me hemodializë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për ofriminn e shërbimit sa më efikas për pacientët e repartit të hemodializës në QKUK, të cilëve në mungesë të hapësirave në QKUK, do t’iu ofrohet në shfrytëzim kati i sipërm në Qendrën e Mjekësisë Familjare-QMF në Kodrën e Trimave.

Me këtë memorandum, gjithashtu, komuna do t’i kursejë me mijëra euro, të cilat, tash do të përdoren në QKUK. Në të kaluarën ato shpenzoheshin për grumbullimin dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Përparim Rama tha që do të jetë i hapur edhe për bashkëpunime të tjera që do të jenë për të mirën e qytetarëve.

“Lë të jetë ky një vazhdim i mirëfilltë i bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës dhe QKUK-së. Tash do t’i fillojmë bashkëpunimet edhe më shumë për të mirën e qytetarëve, Komunës së Prishtinës dhe për të mirën e gjithë vendit”, tha ai.

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka thënë që në fund të fundit ky bashkëpunim është përgjegjësi e tyre publike.

“Jemi të hapur shumë për këtë bashkëpunim, në fund të fundit është përgjegjësi e jona publike zyrtare, kështu që jeni të mirëseardhur edhe në QKUK për të parë nga afër shërbimet që ofrojmë për qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës”, thotë ndër të tjerash ai.

Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, tregoi disa pika të këtij memorandumi, njëra nga ato pika ishte edhe shërbimi për hemodializë.

“Ne i ndihmojmë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për hemodializë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Kodrën e Trimave, prej vitit 2010. Kemi ndihmuar Qendrën e Mjekësisë Familjare për grumbullimin dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore, që komunës në 15 muajt e fundit i kanë kushtuar rreth 200 mijë euro, dhe sot prej këtij momenti, duke iu falënderuar këtij bashkëpunimi, komuna më nuk paguan për këto shërbime, për arsye se këto bashkëpunime janë një marrëveshje bilaterale që bëhet në QKUK”.

Nga kjo marrëveshje,pritet që sa më shpejt t’iu ofrohen këto shërbime pacientëve me hemodializë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika