Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata për Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet ka reaguar publikisht lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale, e cila është mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda|, duke theksuar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë fazë të vendimmarrjes për organizimin e këtij aktiviteti. Sipas sqarimit zyrtar të Komunës së Prishtinës, aktiviteti është organizuar nga […]
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet ka reaguar publikisht lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale, e cila është mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda|, duke theksuar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë fazë të vendimmarrjes për organizimin e këtij aktiviteti.
Sipas sqarimit zyrtar të Komunës së Prishtinës, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e ligjëratës është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.
“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.















