Të mërkurën e 27 korrikut, nënkryetari i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes për t’ia dhënë automjetet jofunksionale.

Tutje , sipas nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogajt, FKS-ja këto automjet do të mund t’i përdorë për qendrën trajnimeve ku i ushtrojnë kadetët e rinj.

“Prishtina për të gjithë”, ka vlerësuar Zogaj.

Alban Zogaj dhe Përfaqesuësit e Ministris së Mbrojtjese

“Nënshkruam marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për dhënien e donacionit të automjeteve jofunksionale të Komunës sonë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Automjetet jofunksionale do të përdoren në qendrën e trajnimeve të FSK-së”, ka shkruar Zogaj në Facebook.