Komuna e Prishtinë, ka dalë me sqarim në lidhje me një faturë të publikuar në rrjete sociale, ku thuhej se ishin shpenzuar për një drekë 3 mijë e 393 euro e 25 cent.

Sipas komunës, kjo vlerë është shpenzuar në periudhë njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve, dhe po ashtu për dreka pune.

“Me këtë rast ju njoftojmë se përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restaurant “Soma” është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune”, thuhet në njoftim.

Kurse fatura tjetër, në vlerë mbi 2 mijë euro,  sipas komunës ka qenë shpenzim për pritjen e mysafirëve për “Manifesta”.

Në fund të njoftimit thuhet se qeverisja aktuale e kryeqytetit, shpenzimet i bën “në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit”.